Bekteshi: Plus 15% mbështetje financiare për investimet nga diaspora

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot ka mbajtur Konferencë për media lidhur me Ndryshimet dhe Plotësimin e Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, të propozuara nga Ministria e Ekonomisë. Bekteshi tha se Ministria e Ekonomisë, vazhdimisht ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin e mirë për të mbështetur dhe për të krijuar kushte shumë më të volitshme për çdo investitor që ka interes të investojë në vendin tone. “Qëllimi i ndryshimeve dhe plotësimeve në këtë ligj është të përshpejtojë rritjen ekonomike dhe zhvillimin në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes mbështetjes së investimeve për rritjen e aftësisë konkurruese të ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe punësimeve” deklaroi ministri Bekteshi. Me këto ndryshime dhe plotësime të Ligjit zgjerohen llojet e mbështetjes financiare, edhe atë për: zhvillim teknologjik dhe hulumtime, mbështetje për projekte investuese me interes të rëndësishëm ekonomik, vendosje dhe avancim të bashkëpunimit me furnizuesit e regjistruar në RMV, mbështetje për marrjen përsipër të ndërmarrjeve në vështirësi dhe aftësi konkurruese në treg. Githashtu, në mënyrë që të jepet mundësi për shfrytëzimin e ndryshimeve të parashikuara në Ligjin për mbështetje financiare të investimeve, respektivisht mundësinë për të parashtruar kërkesë për shfrytëzimin e mbështetjes financiare edhe në vitin 2021, janë bërë ndryshime në periudhat kohore dhe datat. Ministri Bekteshi njoftoi se vendosja dhe avancimi i bashkëpunimit me furnizuesit e regjistruar në RMV,  vlera e furnizimeve të kryera të përgjithshme është rritur nga 1% në 10% të produkteve nga furnizuesit, që përfshihen në produktin e përfituesit të mbështetjes financiare në vitin paraprak me kusht që furnizimet e përgjithshme nga furnizuesit të jenë së paku 7.5% të furnizimeve të përgjithshme të shfrytëzuesit të mbështetjes financiare në vitin paraprak.     “Me këto ndryshime dhe plotësime gjithashtu rregullohet mbështetja financiare e shtetasve me qëndrim të përhershëm dhe të përkohshëm brenda dhe jashtë RMV-së ku rritet vlera e mbështetjes financiare për 15% të shpenzimeve të arsyeshme investuese, por jo më shumë se 1.000.000” euro ka deklaruar ministri. Ministri Bekteshi njoftoi se që nga dita e premte është shpallur Rregullorja për formën dhe përmbajtjen e kërkesës për ndarjen e mbështetjes financiare dhe nevojës për dokumentacion nga Ligji për mbështetje financiare të investimeve. Ai apeloit tek të gjitha kompanitë e interesuara të aplikojnë në përputhje me afatet e caktuara si dhe ti shfrytëzojnë ndryshimet e parashikuara në Ligjin për mbështetje financiare të investimeve, respektivisht mundësinë për të parashtruar kërkesë për shfrytëzimin e mbështetjes financiare edhe në vitin 2021.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…