MF: Kompanitë e Maqedonisë do të mund të marrin pjesë në tenderët e NATO –s

Kompanitë e Maqedonisë do të mund të marrin pjesë në tenderet publike të NATO-s me buxhet vjetor prej rreth 5 miliardë euro. Ndryshimet në Ligjin për prokurime publike në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilat e mundësojnë këtë, publikohen në Gazetën Zyrtare. Me anë të këtij ligji përcaktohen procedurat sipas të cilave kompanitë e Maqedonisë do të mund të marrin pjesë në prokurimet publike për nevojat e tregut të NATO -s.Ligji rregullon edhe mënyrën e verifikimit dhe konfirmimit të plotësimit të kushteve për pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut në procedurat e prokurimeve për nevojat e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe vendeve anëtare të saj. Operatorët ekonomikë që dëshirojnë të marrin pjesë në procedurat lidhur me prokurimet  për nevojat e NATO-s dhe vendeve anëtare të saj regjistrohen në evidencën e operatorëve ekonomikë që mbahet nga Ministria e Mbrojtjes.Anëtarësimi në NATO duhet të veprojë si katalizator për rritjen ekonomike. Me përmirësimin e situatës së pandemisë së shkaktuar nga virusi i koronës, pritet rritje më e madhe e investimeve të huaja.Në shembullin e Bullgarisë, investimet e huaja direkte, analizuar pesë vjet para dhe pas anëtarësimit në NATO, janë pothuajse tre herë më të larta, përkatësisht nga 7% në 19.8 % të BPV-së. Në Shqipëri, ato janë dyfish më të larta ose nga 5% në 9% të BPV-së. Në Rumani, ka gjithashtu rritje nga 2.8% në 7.2% pas anëtarësimit në NATO, në Çeki nga 3.2% në 7.7%. Në vendet që iu bashkuan NATO-s në vitin 2004, rritja mesatare e eksportit u rrit nga 6.8% në periudhën para anëtarësimit të NATO-s, ndërsa në 11.8% në periudhën pas anëtarësimit në NATO.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…