Zëvendësministri Rexhepi takon Krasemir Dragnev, ja çfarë u diskutua

Sot, zv Ministri për transport dhe lidhje Bekim Rexhepi priti në takim Këshilltarin Ekonomik Krasemir Dragnev nga Ambasada e Republikës të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut.Në takim, biseduan për projektet kapitale të cilat është duke i realizuar Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, me theks të veçantë në Korridorin 8 gjegjësisht për infrastrukturën hekurudhore si dhe për projekte të tjera infrastrukturore të cilat po realizohen ne vendin tonë.Gjithashtu shkëmbyen mendime dhe përvojat e të dy shteteve në lidhje me përballjen me sfidat nga Kovid kriza.Njëherit i shprehëm faleminderim për bashkëpunimin e deritanishëm , dhe e veçuam nevojën për intensifikimin e bashkëpunimeve të tilla në periudhën e ardhshme.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…