NUREDINI: U dakordua realizim i përshpejtuar i projektit “Përmirësimi i rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut”

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini sot realizoi takim pune me Koordinatoren e Përhershme të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Narine Sahakyan, Drejtoreshë e Zyrës së UNDP-së në Shkup.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i progresit të Projektit dhe aktiviteteve prioritare, të cilat synojnë të bëjnë një ndryshim thelbësor në mënyrën e trajtimit të rrezikut nga përmbytjet në rajonin e Pollogut, i cili konsiderohet si më i prekshmi në vend për këtë çështje. Projekti financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga UNDP.Në këtë drejtim, ministri Nuredini shprehu gatishmërinë për të mobilizuar më shumë fonde nga Qeveria e RMV-së, për zbatimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara në projekt. Në fund, Ministri Nuredini shprehu mirënjohje ndaj UNDP-së për angazhimin dhe kontributin e tyre në zbatimin e këtij projekti, si dhe për mundësinë për të vazhduar bashkëpunimin në fushën e efiçiencës së energjisë.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…