Osmani takohet me ‘Diplomatë për Diasporën’

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, u takua me dy të sapozgjedhurit “diplomatë për diasporën”, Nikola Gjorçev dhe Semra Ramadani, para nisjes së tyre për në Nju-Jork dhe Oslo, në Përfaqësitë Diplomatiko Konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku do të ushtrojnë detyrat e reja me të cilat janë ngarkuar e që kanë të bëjnë me kujdesin për diasporën. Osmani e mori këtë vendim, për emërim dhe dërgim të diplomatëve të posaçëm që do të kujdesen për diasporën duke u bazuar në nevojat qytetarëve tanë atje,pas takimeve të shumta me diasporën, prej ku edhe doli nevoja që Ministria e Punëve të Jashtme t’i përforcojë kapacitetet nëpër Ambasada, me qëllim që të jetë sa më afër diasporës“Ju pret një detyrë e posaçme, por edhe një shans i madh, që duhet ta shfrytëzoni për projekte të suksesshme. Pres që me përkushtim t’i kryeni angazhimet që po i merrni përsipër, e që janë në drejtim të ndihmës, kujdesit dhe avancimit të lidhjes së shtetit me diasporën. Ky bashkëpunim është nevojë, por edhe detyrim yni për këtë kategori të qytetarëve”, theksoi Osmani.‘Diplomatët për diasporën’ do të punojnë në drejtim të evidentimit të strukturës demografike dhe shtrirjes hapësinore të diasporës, për krijimin e një data-baze të dhënash për këtë pjesë të bashkëvendasve tanë, përfshirë arsimimin dhe veprimtarinë e tyre, vendosjen e komunikimit formal, organizativ, koordinativ dhe aktiv mes diasporës dhe shtetit amë. Këta diplomatë do të angazhohen për: përfshirje më të madhe politike dhe realizimin e të drejtave qytetare dhe sociale në diasporë; ndërtimin e mirëbësimit dhe vendosjen e bashkëpunimit efektiv me shtetin, vendosjen e bashkëpunimit ekonomik të shtetit me diasporën në fusha të ndryshme, bazuar në partneritet, mundësi të njëjta dhe me interes të ndërsjellë, zgjerimin e bashkëpunimit me diasporën në fushën e arsimit, shkencës dhe të rinjve dhe thellimin e lidhjeve kulturore me diasporën në fusha të ndryshe për ruajtjen e identitetit dhe të trashëgimisë kulturore. Qëllimi i këtij projekti është që këta diplomatë të kontribuojnë për forcimin e lidhjeve ndërmjet diasporës dhe atdheut dhe të krijohen rrjete për përmbushjen e nevojave të diasporës.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…