Grubi nikoqir i Erion Veliajt, të parit të Tiranës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti dhe Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot kanë takuar kryetarin e bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj.   Ahmeti dhe Grubi gjatë këtij takimi kanë përgëzuar z. Veliaj për punën dhe angazhimin e tij që jep për Tiranën, dhe me këtë rast e kanë informuar edhe për punët dhe projektet të cilat tashmë janë duke u zhvilluar në vendbanime të ndryshme në vend, me theks të veçantë në qytetin e Shkupit.   Ahmeti, Grubi dhe Veliaj në vazhdën e bisedës kanë diskutuar edhe mbi punimet që pritet të nisin së shpejti për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina”, si një arterie e rëndësishme e cila do të jetë urë lidhëse e qytetit të Shkupit me Korridorin 8 dhe rrugën që çon drejt Republikës së Kosovës.   Kryebashkiaku Veliaj, nga ana e tij ka shprehur konsideratë të lartë për kryetarin e BDI-së Ahmeti dhe Zëvendëskryeministrin e parë, z. Grubi duke përshëndetur aktivitetin dhe rolin e tyre në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.   Bashkëbiseduesit, kryetari i BDI-së Ahmeti, Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe kryebashkiaku i Tiranës Veliaj kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer që kanë dy kryeqytetet dhe për mënyrat e thellimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi dypalësh.   Ahmeti, Grubi dhe Veliaj kanë ardhur në përfundim se marrëdhëniet mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë janë të shkëlqyera dhe se të tilla do të mbeten çdoherë.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…