Grubi: Edhe një premtim i realizuar. Fillon ndërtimi i ujësjellësit në Koliçat të poshtëm

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi i shoqëruar nga deputetët Mexhiti dhe Jaoski, zëvendësministrat Bushi dhe Rexhepi, drejtorët Selami dhe Jonuzi ka vizituar sot fshatin Koliçan i Poshtëm në komunën e Studeniçanit për të mbikëqyrur nga afër procesin e filluar të ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit.Realizimi i këtij projekti infrastukturor u bë i mundshëm përmes ridestinimit të mjeteve të programit TAV nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe rebalancin e buxhetit të vitit 2021.Sipas Grubiт me këtë i jepet fund një problemi për qytetarët e Koliçanit të Poshtëm.“Më paraqet një kënaqësi jashtëzakonisht të veçantë që kemi arritur që nëpërmjet projekteve të TAV-it, ridestinimit të mjeteve për aeroportin Kargo në Shtip, në drejtim të realizimit të projekteve nëpër komunat tona të ndajmë 25 milionë denarë për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit sekondar këtu në fshat dhe nëpërmjet të amandamentit në buxhetin e shtetit të ndajmë edhe 9 milionë denarë shtesë për ndërtimin e rrjetit primar me çrast zgjidhim edhe një problem shumë të gjatë, të stërzgjatur padrejtësisht për fshatin Koliçan me furnizimin e ujit.Jam poashtu me deputetët të cilët kanë mundësuar amandamentimin e buxhetit bashkë me përfaqësues të Qeverisë, zëvendësministra, drejtorë dhe të gjithë bashkarisht po japim kontribut në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetës këtu.” – deklaroi Grubi.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…