Shaqiri: “Jemi të përkushtuar për të përshpejtuar transformimin digjital”

“Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës (MSHIA), në koordinim të plotë me kabinetin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka vendosur objektivat e saj në procesin e digjitalizimit të vendit. Synojmë që të promovojmë edhe masa të mëtejshme për të ndihmuar sektorin e IT-së, në mënyrë që ky sektor të mund të vazhdojë rritjen e tij pa asnjë pengesë”, theksoi ministri i MSHIA-së, Dr.Jeton Shaqiri, në fjalimin hyrës në “online” Forumin Rajonal për Inovacione i organizuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU) për Evropën, me temë: “Zhvillimi i ekosistemeve inovative digjitale që përshpejtojnë transformimin digjital të sektorëve kryesorë”, me mbështetje të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe të Administratës. “Transformimi digjital mund të nxisë inovacionin dhe rritjen e produktivitetit në shumë aktivitete, transformon shërbimet publike, dhe rrit mirëqenien, duke qenë se informacioni, njohuritë dhe të dhënat bëhen më të thjeshta. Inovacioni dhe sipërmarrësia në sektorin e TIK-ut njihen si mjet bazë për krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik në Maqedoninë e Veriut. I njëjti trend vlen edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”,  potencoi në fjalimin e tij ministri Shaqiri. Ministri Shaqiri, gjithashtu e ritheksoi përkushtimin e MSHIA-së dhe të Qeverisë në procesin e digjitalizimit dhe të inovacioneve dhe njëkohësisht shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme të ofruar nga Bashkimit Evropian.   Ky takim i grumbulloi të gjitha palët e interesit, përfaqësuesit qeveritarë dhe sipërmarrësit nga e gjithë Evropa, për të shkëmbyer ide dhe për të biseduar në kontekst të ekosistemeve inovative digjitale, të cilët e përshpejtojnë transformimin digjital në sektorët kryesorë.      

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…