Nuredini: Me bashkëpunim më të mirë ndërkufitar ne do të përmirësojme mbrojtjen e mjedisit jetësor

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini realizoi takim pune me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Insfrastrukturës nga Kosova Liburn Aliu, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dypalësh ndërkufitar në mbrojtjen e mjedisit jetësor.  Fokusi i bisedës ishte në menaxhimin e suksesshëm të zonave të përbashkëta të mbrojtura, veçanërisht për parkun kombëtar të sapo shpallur Mali Sharr, i cili kufizohet me atë ekzistues në Kosovë dhe përdorimin e potencialeve të reja të hapura për zhvillimin socio-ekonomik.  U diskutua edhe për ndërtimin e autostradës Prizren-Tetovë e cila është e një rëndësie të veçantë për të dy rajonet. Për realizimin e një projekti të tillë veçanërisht duhet të merret parasysh Vlerësimi i Ndikimit në Mjedisin Jetësor, duke qenë se ai duhet të kalojë përmes Malit Sharr. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…