Nuredini: Ne po e hapim rrugën për krijimin e ekonomisë rrethore

Me kënaqësi të veçantë mora pjesë në prezantimin e projektit “Cinderela”për ekonominë rrethore dhe shfrytëzimin e mbeturinave si burim, e cila u zhvillua në kompaninë Makstil SHA, në kompleksin Hekurudha sepse po realizohet në momentin kur Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Qeveria e RMV-së po hapin rrugën për krijimin e një ekonomie rrethore në vend.  Ky model biznesi i ekonomisë rrethore për zhvillim të qëndrueshëm urban dhe ndërtim tregon se është e mundur që politikat zhvillimore dhe praktikat të shkojnë paralelisht dhe të ndiqen.  Përdorimi i lëndës së parë sekondare industriale si material ndërtimi është një projekt i shkëlqyer për të zvogëluar sasinë e mbeturinave të deponuara dhe për të mbrojtur burimet parësore dhe në të njëjtën kohë siguron zgjidhje më të lirë dhe më të shpejtë për rindërtimin e rrugëve.  Pra, ne kemi në zgjidhje të brendshme për zgjyrën, e cila është nënprodukt i shkrirjes së hekurit të vjetër, dhe e përdorim atë si zëvendësim deri në 20% për çimento, asfaltim dhe tamponimin e rrugëve, parkingjeve dhe të ngjajshme.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…