Grubi në 5 vjetorin e UNT-së/ Ky tempull arsimor është rezultat i Marrëveshjes së Ohrit

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot morri pjesë në shënimin e përvjetorit të pestë të themelimit të Universitetit “Nënë Tereza”. Në fjalën e tij para të pranishmëve z. Grubi theksoi se UNT është rezultat i drejtpërdrejtë i Marrëveshjesh Paqësore të Ohrit dhe me këtë rast unë ju falënderoj që u bëtë pjesë e shënimit të përvjetorit të 20-të nëpërmjet konferencës së organizuar nga ju. “Isha një nga deputetët që votuan për ta themeluar këtë universitet dhe ndjehem shumë i lumtur kur e shoh suksesin dhe mbarëvajtjen e këtij institucioni. Gjithashtu më kujtohet shumë mirë tetori i vitit 2016 nisi me punë Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup në ndërtesën e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë së Veriut. UNT është rezultat i drejtpërdrejtë i marrëveshjesh paqësore të Ohrit dhe unë ju falënderoj që u bëtë pjesë e shënimit të 20 vjetorit sivjet nëpërmjet të konferencës së organizuar nga ju”, tha Grubi. Sot, shtoi Grubi, Universiteti “Nënë Tereza” është një nga vatrat e dijes që projektojnë të ardhmen e shëndoshë të vendit tonë. “Është kënaqësi e jashtëzakonshme që sot kam nderin të dëshmoj mbi suksesin e këtij universiteti, në të cilin tashmë ceremoninë e diplomimit e kanë shijuar shumë student nga vendi dhe jashtë. Universitetin “Nënë Tereza” e themeluam pa asnjë kritikë, pa asnjë zë kundërshtimi dhe në mënyrën më të mirë dhe më të qetë të mundshme, me përkrahje të gjerë. Sot, duhet ti intensifikojmë përpjekjet që ta mundësojmë ndërtimin e kampusit universitar në Shkup me ç’rast përgëzojë edhe komunën e Çairit për sjelljen e vendimeve të duhura për ta jetësuar këtë proces, ndërsa ne si Qeveri gjithsesi se qëndrojmë në mbështetje të realizimit te projektit”, u shpreh zëvendëskryeministri i parë. Zëvendëskryeministri i parë, z. Artan Grubi ka përgëzuar stafin akademik për punën e palodhur në drejtim të përgatitjes profesionale të kuadrove cilësor dhe kontributin që si vatër e dijes e japin për projektimin e të ardhmes së shëndoshë të vendit tonë, ndërsa studentëve ju ka dëshiruar suksese në sfidat e radhës dhe vazhdimësi në ecjen drejtë përparimit.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…