Nuredini: Bashkëpunimi rajonal do të lehtësojë menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave

Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Nismës Evropjane Qendrore Roberto Antonione dhe Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Urban të Malit të Zi Ratko Mitroviq, në emër të Presidencës malazeze të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimi Hapësinor Naser Nuredini sot, mori pjesë në Takimin Ministror mbi Mjedisin në Triestë, Itali.Në segmentin e parë të takimit, i cili ishte i karakterit të mbyllur, u diskutuan sfidat në menaxhimin e mbeturinave, me ç’rast ministri Nuredini  prezantoi legjislacionin e ri dhe strategjinë shtetërore për krijimin e sistemeve rajonale të menaxhimit të mbeturinave të orientuara drejt ekonomisë rrethore. Ai theksoi nevojën për bashkëpunim në nivel rajonal për zhvillimin e degëve të përpunimit dhe riciklimit në menaxhimin e mbeturinave, si dhe qasjen novatore në përdorimin e lëndëve të para sekondare, si dhe përfitimet e ekonomive të shkallës dhe shkëmbimin e njohurive dhe praktikën e mirë.Sesioni i fokusuar në këtë temë u mbyll me miratimin e një Deklarate të Përbashkët për Bashkëpunimin në Menaxhimin e Qëndrueshëm të Mbeturinave  në rajonin e IEQ (CEI).Sesioni i dytë është i hapur për publikun dhe i përkushtohet menaxhimit dhe mbrojtjes së ujërave, veçanërisht marrëdhënieve midis vendeve që ndajnë trupat ujorë ndërkufitar, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ndërtimin e elasticitetit të shoqërive dhe mjedisit.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…