Bejta: Në këto zgjedhje të gjithë sytë janë drejtuar në Gostivar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka përmbyllur fushatën për Zgjedhjet lokale me Tubimin e mbajtur sonte në komunën e Gostivarit ku prezantoi kandidatin për kryetar të kësaj komune z. Nevzat Bejta dhe Listën e këshilltarëve të kryesuar nga z. Afrim Aruçi.Kandidati për kryetar komune Nevzat Bejta para qytetarëve tha se kandidon për të gjithë qytetarët, me qëllime të sinqerta.“Sot, ne mbyllim fushatën tonë për këto zgjedhje lokale, të dielën qytetarët do të vendosin. Votuesit do ta bazojnë vendimin e tyre në qasjen dhe performancën e Kryetarëve të komunave të tyre në katër vitet e fundit, në besueshmërinë e kandidatëve dhe programet e tyre, në përkatësinë partiake dhe në simpatinë personale. Unë jam i bindur, se BDI do të festojë një fitore madhështore në të gjithë vendin – e di se të gjithë në BDI, nga Kryetari Ali Ahmeti deri tek aktivistët tanë nga forumi i të rinjve dhe forumi i grave bënë punën e tyre më të mirë dhe më të vështirë për të fituar”, tha Bejta.Më shumë se kurrë më parë, tha Bejta, në këto zgjedhje të gjithë sytë janë drejtuar në Gostivar. Gostivari si komuna më e madhe shqiptare e cila qeveriset nga Alenca e nga Taravari. Të qeverisur nga ata që kritikojnë gjithçka, nga ata që thonë kudo se do ta bëjnë më mirë, të qeverisur nga ata që duan të marrin pushtetin në vendin tonë me çdo kusht.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…