Ahmeti: Gostivari meriton më mirë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka përmbyllur fushatën për Zgjedhjet lokale me Tubimin e mbajtur sonte në komunën e Gostivarit ku prezantoi kandidatin për kryetar të kësaj komune z. Nevzat Bejta dhe Listën e këshilltarëve të kryesuar nga z. Afrim Aruçi.Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti para të pranishmëve në këtë tubim ka thënë se Gostivari meriton më mirë, më shumë dhe para se gjithash ndryshim. Ai bëri thirrje që të votohet kandidati i BDI-së Nevzat Bejta dhe lista e këshilltarëve të kryesuara nga Afrim Aruçi.“Unë këtu kam ardhur të apeloj e thërras çdo qytetar të Gostivarit sepse Agjenda jonë është europiane, është e ardhmërisë. Platforma jonë është e shëndetësisë që zgjatë jetë, kështu që përkrahja le të jetë e parezervë. I thërras të gjithë se nuk do i turpërojmë. Me Kapitullin e ri që po hapim, siç kemi dhënë betimin në 2002 kur ne kemi hequr nga brezi armët dhe kemi hyrë politikës dhe me sukses kemi dalë në të gjitha frontet. Tash kemi mision të ri, me misionarë dhe asnjëherë nuk do të turpëroheni e pendoheni për përkrahjen që do i jepni Nevzat Bejtës, sepse e di qëështë i pregatitur dhe qytetit do i jep hije si duhet”, ka theksuar Ahmeti.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…