Nuredini në forumin ekonomik me biznesmenët austriakë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini mori pjesë në forumin ekonomik “Misioni Ekzekutiv – ReFocus Austria“, ku së bashku me zëvendëskryeministrin Fatmir Bytyqi, ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi biseduan me delegacionin e lartë austriak dhe përfaqësues të kompanive të njohura austriake për hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar në mes dy vendeve. Forumi u organizua në kuadër të vizitës së ministrit Federal të Punëve të Jashtme të Austrisë Michael Linhart.  Duke pasur parasysh se Austria është një nga mbështetësit më të fuqishëm të perspektivës evropiane në Maqedoninë e Veriut dhe është në krye të listës së investitorëve të huaj në vend, në takimin me biznesmenët austriak dhe në prani të ministrit për Punë të Jashtme të Austrisë Linhart, ambasadorin e Austrisë në Maqedoninë e Veriut Voutsas dhe nënkryetarin e Odës Ekonomike Austriake Gadi rikonfirmuan gatishmërinë e Austrisë për të mbështetur vendin në procesin e reformave përmes tregtisë dhe investimeve.  Fokusi i diskutimeve ishte në gatishmërinë për të ndjekur qasjen e re të rimëkëmbjes ekonomike në periudhën postkovid dhe mundësinë për zhvillim të bashkëpunimit në fushën e burimeve të rinovueshme të energjisë, trajtimit të ujërave të zeza, hidroenergjisë dhe dixhitalizimit.    

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…