Nuredini: Me aplikimin e teknologjive të pastra dhe inovative drejt një të ardhmeje më të gjelbër

Për veprimet afatshkurtëra dhe afatmesme dhe strategjinë e Ministrisë së Mjedisit Jetësor në luftën kundër ndryshimeve klimatike, për atë se si mund të përshpejtojmë zhvillimin e sistemit tonë të menaxhimit me mbeturinat, si një nga kontribuesit në emetimet e gazrave serë, si të përdorim mundësinë të cilën e jep Plani i Veprimit për agjendën e gjelbërt të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe sa real është qëllimi për reduktimin e emetimeve për 51% deri në vitin 2030, ishin temat në të cilat u përgjigj ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini në panel-diskutimin e Samitit Maqedonia2025. Në fjalimin e tij Nuredini vuri theks të veçantë në sigurimin e rritjes ekonomike dhe zhvillimit të qëndrueshëm në vend dhe rajon, me aplikimin e teknologjive të pastra inovative që njëkohësisht sigurojnë edhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.   Samiti Maqedonia2025 mundësoi shkëmbimin e mendimeve në nivel rajonal dhe diskutimin e përfaqësuesve të sektorit të biznesit, qeverisë dhe akademisë, sektorit civil në tema lidhur me rivitalizimin e ekonomive, gjenerimin e mundësive dhe krijimin e kapaciteteve për rritje ekonomike dhe sigurimin e një të ardhmeje më të gjelbër. Gjithashtu u ndanë edhe histori të suksesshme nga rajoni.   

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…