Besimi: Në vitin 2022 përmes përforcimit të investimeve do të rikthehen normat e rritjes si para pandemisë

Nga gjysma e dytë e vitit 2022, pritshmëritë janë që të kthehemi në nivelin e para krizës, si në vitin 2019. Përmes përforcimit dhe rritjes së investimeve bruto do të rritet produktiviteti, do të përmirësohet bilanci tregtar, përkatësisht konkurrenca e ekonomisë dhe kjo do të nxisë rritjen. Kjo u theksua nga ministri i Financave, Fatmir Besimi, i ftuar në edicionin e lajmeve në TV “Sitel”. -Investimet e përgjithshme nga të tanishmet 30% të PBB-së do të arrijnë në 38% të PBB-së në vitin 2026. Që do të thotë nga një ekonomi konsumuese do të ristrukturohemi në ekonomi që do të bazohet në invesime, theksoi ministri. Ai shprehu vlerësim pozitiv në lidhje me strukturën e buxhetit, përkatësisht se është arritur ulja e deficitit buxhetor nga 6.5% këtë vit në 4.3% vitin e ardhshëm, me ç’rast do të rritet pjesëmarrja e shpenzimeve kapitale. -Pjesëmarrja e shpenzimeve kapitale në shpenzimet e përgjithshme është 14% në nivel prej 615 milionë eurove, që do të thotë se ka shkurtime prej 7% tek shpenzimet për mallra dhe shërbime, me fokus drejt shkurtimeve të harxhimeve jothelbësore. Ashtu që ky është sinjal pozitiv në raport me strukturën e buxhetit, theksoi ministri. Sipas ministrit, e rëndësishme është se huamarrja lidhur me deficitin, do të jetë vetëm për shpenzimet kapitale dhe se financimi tashmë është i siguruar.Sa i përket realizimit të shpenzimeve kapitale, ministri potencoi se është e rëndësishme që të përmirësohet kjo pasqyrë dhe se lidhur me këtë janë miratuar disa plane, por dhe se realizimi i shpenzimeve kapitale është historikisht  më i mirë, përkatësisht realizimi në fund të vitit të kaluar ka qenë në nivel prej 81% dhe nga fillimi i këtij viti është 56%, ndërsa ka pasur disa vite kur realizimi ka qenë nën 60%, por edhe nën 40%.Ministri u referua edhe ndaj nivelit të borxhit publik dhe paralajmëroi se do të ketë rishikim në rënie të nivelit të borxhit publik dhe strategjisë fiskale sipas procedurave dhe borxhi në vend se 65.9%, do jetë rreth 63.5%. -Rritja e borxhit publik është rezultat i drejtpërdrejtë i pandemisë dhe ky rast nuk ndodhi vetëm në vendin tonë, por edhe në nivel global. Në vitin 2020, borxhi ynë u rrit për 10.6 pikë përqindje, ndërsa kemi vende në rajon tek të cilat kishin rritje të borxhit, siç janë Mali i Zi me 28%, Kroaci dhe Slloveni me mbi 15%, pastaj vende në kuadër të BE-së, me rritje të nivelit të borxhit deri më 20%. Që do të thotë se është periudhë krize dhe nëse kthehemi në retrospektivë, në vitin 2011, gjithashtu në periudhë krize, niveli i borxhit publik u rrit për 11 pikë përqindje. Kjo situatë që po ndodh është diçka e pritshme, tha ministri. -Në këtë intervistë, ministri foli edhe për masat që do të ndërmerren lidhur me ballafaqimin me pasojat nga kriza energjetike, për rritjet e parashikuara të pagave, para se gjithash në sektoret kyçe, si dhe për amandametet e parashtruara lidhur me Propozim buxhetin për vitin 2022 nga opozita. 

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…