Sot kisha nderin të pres, në një takim pune të ngrohtë dhe miqësor, kryetarin e sapo zgjedhur të Komunës së Haraçinës, z. Ridvan Ibraimi. Shfrytëzova rastin që t’ia uroj z. Ibraimi detyrën e tij të re dhe shpreha gatishmërinë time dhe institucionin të cilin unë e drejtoj për bashkëpunime të ndryshme në të ardhmen, sa i takon sferës së digjitalizmit. ‘Sistemi për menaxhimin e dokumenteve’ (DMS) dhe ‘Një pikë shërbimi’ janë projekte të realizueshme në suaza të këtij mandati, që i ndërlidhin drejtpërdrejt këto dy institucione. Digjitalizimi i shërbimeve të cilat i ofron Komuna e Haraçinës ishte një temë tjetër e diskutimit. Do ta përforcojmë komunikimin tonë sa i përket kësaj çështjeje, me qëllimin që qytetarët e Haraçinës të mund t’i marrin shërbimet e nevojshme, ‘online’, nga portali i e-shërbimeve (uslugi.gov.mk), në një afat sa më të shkurtër të mundshëm kohor. Takimin e përmbyllëm duke premtuar komunikim dhe bashkëpunim akoma dhe më të thellë ndërinstitucional në të ardhmen’’, theksoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri.