Bekteshi: U bëj thirrje qytetarëve të lajmërohen në numrin pa pagesë 191 në rast të parregullsive të çmimeve tek tregtarët

“U bëj thirrje qytetarëve që në rast të rritjes drastike të çmimeve të produkteve ushqimore bazë, të lajmërohen në numrin pa pagesë 191 të Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Në këtë linjë telefonike pa pagesë, të gjithë qytetarët mund të raportojnë parregullsi të tregtarëve të cilët nuk e respektojnë Vendimin për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë“ shkroi në profilin e tij në rrjetin social Facebook ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Ashtu siç informoi ministri, në bazë të Vendimit për vendosjen e çmimeve më të larta të produkteve të caktuara në tregtinë me shumicë dhe pakicë të shpallur në Gazetën Zyrtare, duke filluar nga data 06.12.2021, ngrihen çmimet e aplikuara më 01.12.2021 në tregtinë me shumicë dhe pakicë të: – bukës; – sheqerit; – miellit – tip 400;  – vajit të lulediellit për gatim;  – qumështit të freskët me yndyrë prej 2,8%, 3,2% dhe 3,5%; – mishit dhe produkteve të mishit; djathit dhe gjizës;    Ky vendim do të vlejë deri më 31 janar të vitit 2022.  

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…