Qeveria në seancën e djeshme me propozim të Komisionit Drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin e menaxhimit të krizave pas raportit të dorëzuar në Komisionin për monitorimin e gjendjes me furnizimin me energji elektrike ka miratuar vendimin me të cilin propozohet masë nga AD TE-TO Shkupi do të punojë shtatë ditë në javë në periudhën nga ora 05:00 deri në 01:00 me kapacitet të plotë, dhe njëkohësisht AD TE-TO do të vazhdojë t’i realizojë obligimet e veta në përputhje me marrëveshjet e lidhura për blerje dhe shitje të energjisë elektrike, tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Siç theksoi ministri, me këtë vendim SHA “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” do të blejë energji elektrike të prodhuar nga SHA TE TO Shkup, e cila nuk është e dedikuar për konsumatorët e SHA TE-TO Shkup, në pajtim me marrëveshje të lidhur për blerje dhe shitje të energjisë elektrike, me të cilën do të përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e ndërsjella. Çmimi me të cilin AD ESM mund të marrë energjinë elektrike të prodhuar shtesë nga prodhuesi AD TETO është 170 euro / MWh dhe çmimi i prodhimit të energjisë elektrike dhe energjisë së ngrohjes nga termocentrali i kombinuar prej gazit natyror, me një çmim të llogaritur të shitjes së gazit natyror në Republikën e Maqedonisë së Veriut për janar 2022, tha ministri Bekteshi duke shtuar se SH.A “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” obligimet nga neni 2 i këtij vendimi do t’i sigurojë nga mjetet e veta. Me marrjen e energjisë elektrike në mënyrë plotësuese do të sigurohet prodhim i energjisë së ngrohjes për distributorin e rregullt të energjisë së ngrohjes, me çka do të mundësohet furnizimi i vazhdueshëm, cilësor dhe ekonomikisht i arsyeshëm me energji tw ngrohjes për konsumatorët në qytetin e Shkupit dhe në të njëjtën kohë në rast të krizës në furnizimin me energji elektrike. , do të mundësohet kursimi i burimeve natyrore që SHA ESM përdor për prodhimin e energjisë elektrike deklaroi ministri Bazuar në të, shihet se AD TE-TO ka një kapacitet prodhues që nuk shfrytëzohet plotësisht, gjatë fundjavave dhe ka teprica në ditët e punës që mund të përdoret për konsum të brendshëm. Fuqia e instaluar e AD TE-TO është 227 MW.