Bekteshi: Disa nga marketet e mbajnë çmimin e bukës nga 25 deri në 27 denarë, të tjerët i ftojmë të ndjekin shembullin

Mbështesim vendimin e disa rrjeteve të supermarketeve në vend të cilët vendosën që çmimet e bukës ti mbajnë nga 25 deri në 27 denarë gjatë krizës, ka njoftuar në profilin e tij në Facebook ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe u ka bërë thirrje tregtarëve të tjerë që ta ndjekin këtë shembull dhe të jenë solidarë në kohë krize globale.   “Në këtë krizë globale, disa nga tregjet në vend kanë vendosur që të mos e rrisin çmimin e bukës dhe mbetet 25 deri në 27 denarë”, ka shkruar ministri Bekteshi në profilin e tij në Facebook, pasi rrjeti i supermarketeve Kipper njoftoi se çmimi i bukës në supermarketet e tyre do të jet nga 25 deri në 27 denarë.   “U bëj thirrje edhe marketeve të tjera që në kohë krize të ndjekin këtë shembull për të mbrojtur qytetarët nga goditjet e çmimeve. Ndërsa, Qeveria po përgatit masa për zbutjen e krizës”, ka shkruar ministri Bekteshi.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…