Shaqiri-Ulman: Bashkëpunim që synon arsimimin e kuadrove profesionale të kërkuara në tregun e punës

Ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri, ka takuar sot ambasadoren e Konfederatës së Zvicrës, Veronik Ulman.

Shaqiri shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës në fushën e arsimit dhe theksoi se vlerëson ndihmën në krijimin e politikave të reja arsimore për avancimin e arsimit të mesëm profesional.
Veçanërisht i rëndësishëm është bashkëpunimi në realizimin e dialogut social “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”, që organizohet për të dytin vit në partneritet me projektin E4E@mk, pushtetin lokal, komunitetin e biznesit dhe shkollat profesionale.
Ministri Shaqiri theksoi se qëllimi i përbashkët i të gjithëve është krijimi i kuadrit të kualifikuar dhe profesional që do t’i plotësojë nevojat e tregut të punës dhe të rrisë punësimin e të rinjve.
Ambasadorja Ulman shprehu besimin se bashkëpunimi do të vazhdojë dhe do të intensifikohet, në mënyrë që të forcohet më tej besimi ndërmjet palëve relevante, dhe t’u mundësohet të rinjve të fitojnë njohuri, aftësi dhe përvojë që më lehtë të mund të integrohen në trendet moderne. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…