Pakoja e fundit e masave antikrizë në vlerë prej 400 milionë euro është pjesë e masave të përgjithshme prej rreth 615 milionë eurove, të cilat qeveria i ka miratuar dhe zbatuar deri më tani, me qëllim të lehtësimit të presioneve të çmimeve nga kriza energjetike dhe rritja e ushqimit në bursat botërore. Ministri i Financave, Fatmir Besimi, në kolumnën e tij, thekson se Qeveria që nga viti i kaluar monitoron presionet mbi çmimet dhe ka ndërmarrë masa me të cilat do të veprojë në drejtim të ruajtjes së çmimeve në nivel më të ulët se niveli i tregut.Besimi thekson se mjetet në vlerë prej 615 milionë eurove përfshijnë efektin fiskal të uljes së TVSH-së për energjinë elektrike nga muaji korrik i vitit të kaluar, si dhe subvencionet për energjinë elektrike dhe energjinë termike, me qëllim të ruajtjes së çmimit në nivel më të ulët se tregu.- Kjo vlerë është afër vlerës që Kroacia ka paraparë për ballafaqim me presionet e çmimeve ose rreth 635 milionë euro. Për krahasim, Greqia parasheh 500 milionë euro, Sllovenia dhe Shqipëria rreth 200 milionë euro, etj – thekson Besimi.Më tej në kolumnë, Besimi analizon masat që janë paralajmëruar apo zbatuar në vendet e rajonit dhe vendet evropiane. Ato i referohen transfertave për kategorinë më të ndjeshme të qytetarëve, uljes së tatimeve të energjensave dhe rregullimit të çmimeve të shitjes me pakicë.- Masat në Slloveni destinohen në transfertat financiare të targetuara. Ato, ofrojnë gjithashtu përkrahje për pensionistët, shfrytëzuesit e ndihmës sociale, shfrytëzuesit e shtesës së invaliditetit dhe të fëmijëve, familjet me shumë fëmijë dhe prindërit kujdestarë. Serbia miratoi masa për përmirësimin e efikasitetit energjetik përmes përkrahjes financiare për amvisëritë dhe vendosi masë për ngrirjen (fiksimin) e çmimeve të miellit, sheqerit, vajit të lulediellit, mishit të derrit dhe qumështit dhe ndalimin e eksportit të disa produkteve bazë. Mali i Zi miratoi masa për uljen e akcizës së karburantit dhe ndihmë të njëhershme për pensionistët, pensionet e të cilëve janë nën mesataren. Në Greqi, Bullgari dhe Shqipëri janë vendosur modele për subvencionimin e çmimeve të energjisë elektrike për amvisëritë dhe bizneset – thekson Besimi.Besimi shkruan se gjatë konceptimit të pakos së fundit të masave janë kryer analiza bazuar në përvojat e huaja. Ai thekson se në këtë pako ka masa tatimore, përkrahje financiare për kategoritë më të ndjeshme, kufizime administrative që do të ndikojnë në çmimet dhe masat për kursimin e energjisë. Zbatimi i këtyre masave do të amortizojë rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve, do të ndikohet në efikasitet më të madh energjetik dhe përkrahjen e kompanive.Ndryshe, lehtësimet tatimore nga pakoja e re, si heqja e TVSH-së për ushqimet dhe norma preferenciale prej 5% për energjinë elektrike për amvisëritë deri në fund të vitit dhe 10% për karburantet, si dhe ulja e akcizës për karburantet, tashmë janë miratuar dhe vetëm pak ditë pas shpalljes së tyre kanë hyrë tashmë në fuqi.Besimi në këtë kolumnë thekson se edhe në aspekt të një skenari të zgjatur të krizës në tregun botëror të energjensave dhe produkteve parësore, hapësira fiskale lejon intervenim shtesë, me qëllim të mbrojtjes së standardit të qytetarëve dhe likuiditetit të kompanive. – Por ajo që është shumë e rëndësishme për të gjithë ne në këtë periudhë krize dhe çmimesh të larta të produkteve ushqimore bazë dhe energjensave është se të gjithë mund të japim kontribut të madh me veprimet tona, nëse kursejmë dhe shfrytëzojmë më racionalisht energjensat në këtë periudhë, në mënyrë që diferencat e çmimeve kanë më pak gjasa të reflektojnë në të ardhurat e tyre, qoftë në nivel të individit, familjes apo ndërmarrjes. Askush nuk thotë se do të jetë e lehtë, por pohoj se, unë si ministër i Financave bashkërisht me kolegët e mi në Qeveri do të do të bëjmë çmos që qytetarët të ndjejnë sa më pak presionet nga koflikti ruso-ukrainas tha Besimi dhe shtoi se këtë e dëshmuam me masat antikrizë gjatë pandemisë, të cilat amortizuan ndjeshëm efektet në ekonomi.Në periudhën afatmesme dhe afatgjate, vijojmë të mbetemi të mirëvendosur në kornizën makroekonomike dhe fiskale, ku parashohim konsolidim fiskal dhe rritje të përshpejtuar, në drejtim të zhvillimit të ekonomisë tonë, konkludon ministri i Financave Besimi.