Bekteshi: Ka produkte të mjaftueshme, do të ulen çmimet e produkteve ushqimore bazë dhe derivateve të naftës

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot vizitoi fabrikën e vajit për ushqim “Brilijant” në Shtip dhe bëri kontrollë si zbatohen vendimet e miratuara nga Qeveria me propozim të Ministrisë së Ekonomisë për mbrojtjen e prodhimit vendor të produkteve ushqimore bazë. Ministri Bekteshi theksoi se kapacitetet vendore për prodhimin e produkteve bazë ushqimore janë vendosur në kapacitet të plotë, ndërsa masat e miratuara nga Qeveria synojnë të shmangin goditjet e çmimeve dhe të mbrojnë qytetarët. “Ka sasi të mjaftueshme të produkteve ushqimore bazë nga prodhimi vendor. Maqedonia e Veriut ka çmime shumë më të mira në krahasim me vendet e rajonit, ndërsa çmimet do të ulen në periudhën e ardhshme si rezultat i vendimit për uljen e marzheve dhe si rezultat i uljes së TVSH-së për produktet ushqimore bazë nga 5% në 0% për të cilën zgjidhja ligjore u miratua dje nga deputetët në Kuvend”, tha ministri Bekteshi. Ministri informoi se sot deri në fund të ditës pritet ulje e çmimeve të derivateve të naftës, e cila pritet të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme. “U bëj thirrje të gjitha kompanive dhe të gjitha palëve të interesuara në vend që të solidarizohen dhe bashkërisht të kontribuojmë për tejkalimin e kësaj krize globale me sa më pak dëm për qytetarët dhe ekonominë”, tha mes tjerash ministri Bekteshi. Nga menaxhmenti i kompanisë së vajit për ushqim “Brilijant”, theksuan se i ndjekin vendimet të cilat i mori Ministria e Ekonomisë, duke theksuar se i zbatojnë në mënyrë më transparente.  “Nuk do të mungojë vaji për ushqim, ka prodhim të mjaftueshëm. Nuk ka nevojë që qytetarët të bëjnë panik për të blerë sasi të mëdha. Ne si prodhues të vajit për ushqim i ndjekim dhe zbatojmë në mënyrë më transparente vendimet e Ministrisë së Ekonomisë”, tha Sasho Naumovski, drejtor i përgjithshëm i “Vitamka”, në pronësi të së cilës është fabrika për prodhimin e vajit për ushqim “Brilijant”.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…