MASH: Përfundoi dialogu për avancimin e arsimit të mesëm professional, fillojmë me krijimin e politikës së regjistrimit për vitin shkollor 2022-2023

Me vizitat e sotme në Strumicë dhe Vallandovë përfundoi dialogu për avancimin e arsimit të mesëm profesional “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”, por mbetemi nëkomunikim të vazhdueshëm me komunat dhe shkollat e mesme profesionale me qellim të krijojmë politika të reja të regjistrimit që do të jenë në interes të nxënësve dhe të komunitetit të biznesit. Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, duke përmendur se qëllimi i këtyre takimeve është përmes bisedës konstruktive të shihet nevoja për disa profesione dhe profile të caktuara që i mungojnë vendit, por edhe të ndërmerren aktivitete konkrete për mundësinë e formimit të tyre në paralele duale, që nga viti i ardhshëm shkollor 2022/23. – Si rezultat i këtyre bisedimeve vitin e kaluar në rajonin e Vallandovës, Bogdancit dhe Gjevgjelisë janë hapur gjithsej 9 paralele duale, prej të cilave 2 në Vallandovë, 5 në Gjevgjeli dhe 2 në Bogdanci. Në Strumicë këtë vit shkollor ishin të hapura tre paralele duale dhe një në Radovish, deklaroi Shaqiri, duke potencuar se dialogu është jashtëzakonisht i rëndësishëm jo vetëm për nxënësit, kompanitë dhe vetëqeverisjet lokale, por edhe për rritjen dhe zhvillimin e përgjithshëm të vendit, sepse me këtë proces, siç tha ai, e sigurojmë fuqinë punëtore të nevojshme e cila është deficitare në vend, ndërsa e cila është një nga faktorët më të rëndësishëm për përparim.Njëkohësisht, shtoi ai, kjo është mundësi e shkëlqyeshme për të rritur punësueshmërinë e të rinjve menjëherë pas diplomimit, por edhe për t’i inkurajuar ata që të vazhdojnë shkollimin në një nga fakultetet teknike. Duke falënderuar Ambasadën e Zvicrës e cila e mbështet këtë proces, Shaqiri tha se deri më tani janë formuar 97 paralele duale në nivel shtetëror,  që tregon vullnetin e fortë për ta përshtatur arsimin bashkërisht dhe me përgjegjësi me nevojat bashkëkohore të tregut të punës dhe e kthejmë atraktivitetin dhe vlerën e arsimit të mesëm profesional. Si nxitje për nxënësit e klasave të nënta, që mendojnë se ku do të vazhdojnë shkollimin, MASH  ka ndryshuar tërësisht edhe politikat e bursave. Nga ky vit shkollor, çdo nxënës i regjistruar në paralelet duale merr bursë mujore prej 3500 denarë. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…