Zëvendësministri Rexhepi hapi biznes forumin Maqedoni e Veriut – Çeki

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjes sot morri pjesë në hapjen e biznes forumit në mes Republikës së Çekisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në fjalën e tij, zëvendësministri Rexhepi theksoi se nevojitet intenzifikimi i bashkëpunimit në mes kompanive vendase dhe atyre nga Republika e Çekisë me qëllim të rritjesë së këmbit tregtarë në mes dy vendeve. “Këto partneritete mund të tërheqin investime që të zhbllokojnë potencialin e vendit tonë nëper fusha të ndryshme. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është motori i ekonomisë vendore ku vetëm në këtë moment investojmë diku mbi 1 miliard euro në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe gazifikimin. Këtë e shoh si mundësi për bashkëpunim të mëtutjeshëm midis kompanive maqedonase dhe çeke, ku është edhe qëllimi i këtij forumi. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve janë të përkushtuara fuqishëm për mbështetjen e vazhdueshme të të gjithë investitorëve të huaja në vendin tonë”, tha në fjalën e tij zëvendësministri Rexhepi.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…