MASH: Me pjesëmarrjen e përbashkët të nxënësve në projekte evropiane promovojmë bashkëpunimin me Republikën e Kosovës

Republika e Maqedonisë së Veriut promovon bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në fushën e arsimit. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot pati takim pune me përfaqësues të institucioneve arsimore të Kosovës, në të cilin është rënë dakord për shkëmbimin e përvojave dhe mbështetje në proceset për përmirësimin e sistemeve arsimore.
Delegacioni i Kosovës u udhëhoq nga Mentor Sahiti, drejtor i shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Prishtinë. Ai e njoftoi ministrin për pjesëmarrjen e suksesshme të nxënësve nga Kosova, por edhe nga Maqedonia e Veriut, nga shkollat ​​e mesme “Zef Lush Marku” nga Shkupi dhe “Kiril Pejçinoviq” nga Tetova në Konferencën Ndërkombëtare Arsimore EDU 2021. Si koordinator i ekipit pjesëmarrës ai tha se nga organizatori i kësaj konference ka marrë ftesë për pjesëmarrje edhe për këtë vit dhe se e njejta është pranuar.
Në takim u theksua rëndësia e pjesëmarrjes së nxënësve dhe studentëve nga të dyja vendet në konferenca të tilla dhe të ngjashme dhe në projekte arsimore evropiane, si një mënyrë për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe politikave arsimore.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…