Osmani në takim me Matteo Mecacci

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Matteo Mecacci, drejtor i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR). Në takim u theksua bashkëpunimi ndërmjet ODHIR dhe institucioneve përkatëse që nga pavarësia e deri më sot. Bëhet fjalë për dialog të  vazhdueshëm, aktiv dhe marrëdhënie produktive në kuadër të një sërë politikash të rëndësishme që lidhen me reformën e sistemit zgjedhor, krijimin e parakushteve për zgjedhje fer dhe të lira, tolerancë dhe mosdiskriminim, barazi gjinore etj.

“Mbështetja dhe bashkëpunimi me ODIHR-in në fushën e politikave që lidhen me agjendën e reformave janë të një rëndësie të madhe për avancimin e mëtejmë të proceseve demokratike dhe promovimin e të drejtave të njeriut në vendin tonë. Hapi i dukshëm në këtë plan shënon në mënyrë të pashmangshme progres, si dhe argument shtesë në rrugën e prioriteteve tona të politikës së jashtme, para se gjithash anëtarësimin në BE. “Realizimi i angazhimeve dhe parimeve të OSBE/ODIHR është në fakt kontributi ynë konkret në agjendën e Organizatës që do të kryesojmë në vitin 2023 dhe arritje konkrete e planit për zhvillimin e mëtejshëm të miljeve demokratike në vend”. – theksoi Ministri Osmani.

Në kuadër të kryesimit me OSBE-së në vitin 2023, u shkëmbyen mendime për mundësitë për afirmimin e Maqedonisë së Veriut si vend kryesues, por edhe për sfidat duke pasur parasysh situatën në Ukrainë dhe momentin kompleks gjeopolitik në rajonin e OSBE-së.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…