Nuredini: Mbështetja bullgare do të fokusohet në zgjidhjen e pikave të nxehta industriale dhe ndotjes së ajrit 

Në seancën e sotme të 3-të të grupit punues ndërqeveritar për “Bashkëpunim Evropian – Tranzicioni i Gjelbër dhe Transformimi Dixhital, sundimi i ligjit”, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, në një seancë të posaçme me homologun e tij bullgar, zëvendëskryeministrin për politikën klimatike dhe ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Ujërat e R. së Bullgarisë Borisllav Sandov, diskutuan për aktivitete specifike në fushën e mbrojtjes së natyrës dhe menaxhimit të ujërave. Bashkëpunimi bilateral dhe aktivitetet në këtë fushë burojnë nga Programi dyvjeçar për zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Ujërave të Republikës së Bullgarisë për bashkëpunim në fushën e mjedisit dhe menaxhimit të ujërave, nënshkruar më 10 mars 2022 në Sofje. Qëndrimi i përbashkët është se thellimi i bashkëpunimit bilateral në fushën e mjedisit ka një rol të rëndësishëm në procesin integrues evropian të Maqedonisë së Veriut, si dhe në zbatimin e rregullativës nga kapitulli 27. Bullgaria i ka ofruar MMJPH-së asistencë teknike zhvillimore për Kapitullin 27, përkatësisht për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe administrative për zhvillimin e negociatave të Kapitullit 27, të cilat do të financoheshin nga Ministria e Punëve të Jashtme Bullgare. Në këtë drejtim, në seancën e përbashkët u përcaktuan temat prioritare për kohëzgjatjen e projektit, i cili pritet të fillojë menjëherë dhe të zgjasë deri në prill të vitit 2023. Ministri Nuredini si fusha prioritare në të cilat do të drejtohet mbështetja, theksoi pikat e nxehta industriale dhe trajtimin e ndotjes së ajrit. 

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…