Takimi Osmani-Kuleba

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba, në margjinat e takimit joformal ministror të NATO-s në Berlin. Në fokusin e bisedimeve ishin perspektivat evropiane të dy vendeve, veçanërisht për sa i përket implikimeve të luftës në Ukrainë për sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit evropian dhe më gjerë. “Evropa dhe bota përballen me sfida të jashtëzakonshme të politikës së jashtme dhe të sigurisë nga pikëpamja gjeopolitike dhe mënyra më e thjeshtë për të demonstruar lidershipin strategjik të Bashkimit Evropian dhe kredibilitetin e tij është zbatimi i vendimit për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut”, përfundoi Osmani. 

Në takim u bisedua edhe për gjendjen aktuale në Ukrainë, ku ministri Osmani edhe me këtë rast dënoi ashpër invazionin ushtarak rus në Ukrainë, veçanërisht vrasjet brutale të civilëve, duke theksuar se Maqedonia e Veriut, si anëtare e NATO-s dhe kandidat kredibil për anëtarësim ka ndërmarrë një sërë hapash dhe masash si përgjigje ndaj veprimeve ushtarake ruse.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…