Osmani në takimin ministror të NATO-s, në Berlin: Maqedonia e Veriut mbështet politikën e dyerve të hapura të NATO-s

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, më 14 dhe 15 maj ka marrë pjesë në takimin joformal ministror të NATO-s në Berlin. Në fokusin e takimit ishte situata aktuale e sigurisë, pas invazionit ushtarak rus në Ukrainë, si dhe implikimet e mundshme të luftës për aleatët dhe pozicioni mbrojtjes i NATO-s në të ardhmen. Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s iu referuan përgatitjeve për Konceptin e ri Strategjik të Aleancës, të Samitit të ardhshëm të NATO-s në Madrid dhe rezultatet e pritura prej tij. Në takim morën pjesë edhe Ministrat e Jashtëm të Finlandës dhe Suedisë, të cilët informuan aleatët e NATO-s mbi zhvillimet e fundit në të dy vendet dhe dinamikën e vendimmarrjes, si dhe kahjet e veprimit në kuadër të aspiratave të mundshme për anëtarësimin e tyre në NATO. “Maqedonia e Veriut, si anëtarja më e re e NATO-s, mbështet politikën e dyerve të hapura të Aleancës. Aspiratat e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO janë një hap i rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit transatlantik. Rrjedhat aktuale gjeopolitike po e shtyjnë Ballkanin Perëndimor gjithashtu lart në agjendë. Rajoni është një pjesë e pashmangshme e arkitekturës së ardhshme evropiane të sigurisë. Në këtë kontekst, dëshiroj të ritheksoj se perspektivat e BE-së në Ballkanin Perëndimor duhet të konsiderohen si politikë strategjike e sigurisë”, tha Osmani. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani në margjinat e takimit pati takime bilaterale me homologët e tij nga Ukraina Dmitro Kuleba, Mali i Zi, Ratko Krivokapiq dhe Holanda Vopke Hoekstra.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…