BDI shpall konkurs për kryetarë dhe anëtarë dege

Komisioni Zgjedhor i Bashkimi Demokratik për Integrim në mbledhjen e mbajtur më 19 Maj të vitit 2022 në Tetovë, ka shpallur Thirrje publike për zgjedhje të kandidatëve për anëtar të Kryesisë, për kryetar dege dhe kandidatëve për anëtar të Kryesisë së Këshillit vendor dhe të kandidatëve për kryetar të Këshillit vendor të BDI-së në degët e Tetovës, Gostivarit, Tearcës, Zhelinës, Bogovinës, Studeniçanit, Vrapçishtit, Bërvenicës, Dollnenit dhe Çashkës. Bashkimi Demokratik për Integrim njofton se kandidaturat për kandidatë për anëtar të Kryesisë, për kryetar dege dhe kandidatëve për anëtar të Kryesisë së Këshillit vendor dhe të kandidatëve për kryetar të Këshillit vendor të BDI-së dorëzohen në Komisioni Zgjedhor Komunal të partisë. Të drejtën e kandidimit në zgjedhjet për anëtarë të kryesisë së Këshillit Vendor dhe për kryetar të Këshillit Vendor e gëzojnë të gjithë anëtarët e BDI-së të regjistruar nga Këshilli Vendor në territorin e degës përkatëse dhe që i plotësojnë kushtet e parashikuara me Rregulloren për kriteret, mënyrën dhe procedurën e kandidimit dhe përzgjedhjen e organeve të BDI-së. Për kryetar të Degës së BDI-së mund të kandidojë secili person i cili së paku një vit është anëtar i BDI-së dhe nga vendbanimi i cili përfshihet në territorin e degës përkatëse. Për kandidat për anëtar të Kryesisë së Degës së BDI-së mund të kandidojë secili person i cili së paku një vit është anëtar i BDI-së dhe nga vendbanimi i cili përfshihet në territorin e degës përkatëse. Kandidatura për kryetar Dege të BDI-së dorëzohet me plotësimin e formularit të veçantë direkt në selinë e BDI-së në Tetovë ose me postë elektronike në contact@kzp.mk, me bashkëngjitje të biografisë personale dhe partiake dhe të programit të punës për periudhën katërvjeçare. Pas dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm për kandidim, do të bëhet shqyrtimi i kandidaturave në bazë të Rregullores dhe në mënyrë të barabartë. Fletëkandidimet mund të merren në web faqen zyrtare të KZP-së https://kzp.mk/ derisa afati për dorëzimin e kandidaturave është shtatë ditë pas shpalljes të kësaj Thirrje publike.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…