BDI uron autoqefalinë e Kishës Ortodokse në Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Demokratik për Integrim uron të gjithë besimtarët e besimit ortodoks në Maqedoninë e Veriut për pranimin e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase – Аrqipeshkvia e Ohrit, pas vendimit të njëzëshëm që miratuan sot anëtarët e Këshillit të Kishës Ortodokse Serbe. Ky është një vendim i një rëndësie të jashtëzakonshme jo vetëm për vendin tonë, por për stabilitetin e mbarë rajonit, pasi i dha fund edhe një kontesti shumëvjeçar që kishte krijuar shumë polemika që trazonin themelet e paqes. Pas marrëveshjes së Ohrit dhe asaj të Prespës, ky kontest i zgjidhur është edhe një model shembull i protagonizmit paqësor nga të dyja palët në kohën kur demonstrimi i një gjëje të tillë është më se i nevojshëm. Një nga një, me qasje konstruktive dhe me pjekuri po tejkalohen të gjitha pengesat dhe po hapen shtigjet që garantojnë të ardhmen e sigurtë dhe progresive të vendit. Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se këtë rrugë të pajtimit dhe kultivimit të raporteve të fqinjësisë së mirë me po të njejtin epilog, vendi ynë duhet ta vazhdojë edhe në kontestin me Bullgarinë fqinje për zhbllokimin e procesit të integrimit në familjen e Bashkimit Europian.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…