Hasani takon gjeneralin Kristoffersen: Përkrahje e parezervë nga Norvegjia në sferën e mbrojtjes

Zëvendës ministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani sot ka pritur në takim shefin e Shtabit të përgjithshëm të Mbretërisë së Norvegjisë, gjeneralin Eirik Kristoffersen. “Sot në hapsirat e Ministrisë së Mbrojtjes prita delegacionin norvegjez të kryesuar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbretërisë së Norvegjisë gjeneral Eirik Kristoffersen”, thekson kështu Hasani. Gjatë këtij takimi, zëvendës ministri Hasani ka falenderuar gjeneralin norvegjez për bashkëpunimin e ndërsjellë mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe rrugën drejt anëtarësimit në NATO. “Në takim gjeneralit Kristoffersen iu falënderova për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në mes dy shtetetve si dhe per ndihmën e dhënë nga Mbretëria Norvegjeze ndaj shtetit tone, sidomos për përkrahjen e parezervë gjatë procesit të anëtarsimit në NATO. Gjithashtu biseduam lidhur me situatën e sigurisë si dhe zhvillimet aktuale në rajon dhe më gjerë, si rezultat i agresionit ushtarak rus mbi Ukrainën”, ka deklaruar më tej Hasani.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…