Ministri Naser Nuredini – panelist i Forumit Ekonomik dhe Financiar të Shkupit – SEFF 

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini sot në kuadër të ditës së dytë të Forumit Ekonomik dhe Financiar të Shkupit – SEFF mori pjesë në panel-sesionin kushtuar energjisë dhe tranzicionit të gjelbër. Rreth kësaj teme në panel debatuan edhe drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë Artur Lorkovski, ambasadori i BE-së David Gere, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së Armen Grigoryan, drejtori i Bankës Zhvillimore KfW Rene Escheman, drejtori i Bankës për Zhvillim Social në Evropë, CEB Kristijan Tabakaru, drejtori ekzekutiv i EVN-së Stefan Piter dhe kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimovski. U shkëmbyen mendime për statusin e Maqedonisë së Veriut në raport me Bashkimin Evropian në procesin e tranzicionit të ekonomisë në një ekonomi të gjelbër, në drejtim të arritjes së synimeve të përcaktuara kombëtare për neutralitetin klimatik, me cilat sfida përballet, si të tejkalohen dhe si të përmirësohen instrumentet financiare dhe mbështetjen për të bërë të mundur tranzicionin.   

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…