Shaqiri iu drejtua Konferencës se IX Shkencore Ndërkombëtare në Strugë – Sfidat Shkencore për Zhvillim të Qëndrueshëm

Si të eliminohen pasojat e pandemisë në fushën e arsimit dhe shkencës dhe të përshpejtohet procesi i modernizimit të këtyre segmenteve shoqërore ishin temat e diskututimit sot në Konferencën e Nëntë Shkencore Ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, ku morën pjesë ekspertë të arsimit dhe shkencës, nga vendi dhe jashtë vendit, përfaqësues të fushës akademike e shkencore dhe drejtues të institucioneve të sistemit. Në tubim foli edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, i cili tha se arsimi në vendin tonë para pandemisë është përballur me sfida dhe e gjithë kjo është përgjigjur me një sërë reformash, por ka ende shumë për të bërë. “Është prioritet që stafi pedagogjik të ketë më shumë mbështetje për të rritur motivimin për punë. Nga kjo varet më së shumti cilësia e mësimdhënies dhe krijimi i brezave të mirë studentor. Natyrisht që modernizimi i shkollave është i domosdoshëm në të gjitha aspektet dhe është një proces që është intensifikuar në dy muajt e fundit”, tha Shaqiri, duke shtuar se duhet të ketë kohezion të të gjithë palëve shoqërorë kur bëhet fjalë për zhvillimin e arsimit, sepse është detyrë e përbashkët. Ai iu referua edhe investimeve në shkencë, duke theksuar se është një nga fushat nga e cila varet më së shumti progresi i përgjithshëm i vendit. “Këtë vit, për herë të parë pas shumë vitesh, Ministria e Arsimit dhe Shkencës po investon rreth 200 milionë denarë në projekte kërkimore-shkencore – dhe ne do të insistojmë që vitin e ardhshëm t’u ofrojmë edhe më shumë mundësi punëtorëve kërkimor shkencor”, shtoi Shaqiri.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…