Ahmeti priti në takim drejtorin e IRI për Europë, Paul McCarthy

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka pritur në takim Drejtorin rajonal për Europë në Institutin Ndërkombëtar Republikan, Paul McCarthy.Ahmeti dhe McCarthy kanë diskutuar mbi bashkëpunimin e shkëlqyer me IRI-n e që i njëjti duhet vazhduar edhe në të ardhmen, ndërkohë që e ka falenderuar edhe për mbështetjen e dhënë BDI-së dhe qytetarëve në drejtim të përforcimit të kapaciteteve në luftën kundër krimit dhe korrupsionit me qëllim që të krijohen baza dhe qëndrueshmëri për gjeneratat e reja.Reformat brenda Bashkimit Demokratik për Integrim gjithashtu ishin pjesë e bisedës mes dy bashkëbiseduesit, ku Ahmeti ka theksuar se partia e tij ndërvite ka pasur derën e hapur për personalitete me vlera, duke mos e anashkaluar as rininë, ndërsa e informoi gjithashtu edhe për  zgjedhjet brendapartiake që po zhvillohen në shumë degë të partisë përmes një procesi shumë të lirë dhe demokratik një anëtar një votë.Gjatë këtij takimi, Ahmeti dhe McCarthy kanë biseduar edhe për kontestin me Republikën e Bullgarisë si dhe nevojën urgjente të zgjidhjes së kësaj çështje e cila është e rëndësishme për vendin dhe qytetarët, duke e informuar se vendi tashmë i ka plotësuar kushtet për dhënien e dritës jeshile për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Europian.

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…