Takim Osmani- Gallager

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka takuar sot Sekretarin për Marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë, Kryepeshkopin Paul Richard Gallagher, i cili ndodhet për vizitë në vendin tonë.

U shpreh kënaqësi e ndërsjellë për zhvillimin e suksesshëm të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, bazuar në lidhje të rëndësishme historike, vlera të përbashkëta kulturore dhe shpirtërore.

“Dua të theksoj faktin se mes Vatikanit dhe Shkupit po zhvillohen marrëdhënie të ngushta, miqësore dhe të sinqerta. Ato bazohen në lidhjen tonë tradicionale, të mishëruar në Gonxhe Bojaxhiun, lindur këtu në Shkup, Nënë Terezën tonë, e cila me humanizmin dhe mëshirën e saj është rrënjosur thellë si shenjtore në sistemin e vlerave katolike romake. Pastaj, vijnë te apostujt e shenjtë Kirili dhe Metodi, të cilët janë edhe shtylla modelit kulturor të Evropës dhe një urë e fortë që lidhë Maqedoninë e Veriut dhe Vatikanin”, tha Osmani.

Duke falënderuar për kryepeshkopin Gallager për pjesëmarrjen në Forumin e Prespës për Dialog, Ministri Osmani e informoi homologun e tij për kushtet dhe sfidat e fundit në procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Mendoj se patëm një diskutim të frytshëm, me tema vërtet të rëndësishme, veçanërisht fakti që dominoi në të gjithë Forumin se Ballkani Perëndimor pa mëdyshje i përket Bashkimit Evropian dhe Maqedonia e Veriut mori mbështetjen praktikisht nga të gjithë pjesëmarrësit në hapjen e negociatave me Bashkimin gjatë presidencës franceze”, tha Osmani.

Kryepeshkopi Gallager rikonfirmoi mbështetjen e Selisë së Shenjtë në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, duke besuar fuqishëm se me integrimin e vendit në familjen evropiane do të përfitojë jo vetëm rajoni, por i gjithë kontinenti.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…