Zëvendësministri i Trasnportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi në lidhje me problemin e ujit të pijshëm të fshatit Pallçisht të Poshtëm komunës së Bogovinës thotë se fjalën e dhënë do ta mbajnë dhe Pallçishti do të ketë ujë të pijshëm.
“Çdo fjalë që e kam thënë para opinionit i qëndroj pas dhe fshati Pallçisht do të ketë ujë, së shpejti do të fillojnë punimet. Dje kishim takim me kryetarin e komunës së Bogovinës, ishte edhe një përfaqësues i Pallçishtit z. Akik Bajrami dhe u dakorduam që projekti të nis së më shpejtë”, ka theksuar zëvendësministri Rexhepi.
Në lidhje me protestën para komunës së Bogovinës, zëvendësministri Rexhepi u shpreh se e drejtë e gjithësecilit është të protestojë.