Besimi – Lawson:  Avancohet bashkëpunimi ekonomik me Mbretërinë e Bashkuar

Avancimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, rritja e investimeve të huaja në vendin tonë, si dhe thellimi i bashkëpunimit në fushën e menaxhimit të financave publike, këto ishin ndër temat më të rëndësishme të takimit të sotëm të ministrit të Financave, Fatmir Besimi, me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë, Matthew Lawson dhe zëvendësshefen e misionit në vendin tonë, Julia Smith.

Shkëmbimi tregtar me Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2021 ishte 11.3% e shkëmbimit të përgjithshëm tregtar të mallrave, ndërsa në shtatë muajt e parë të vitit është rreth 10%. Gjithashtu, eksporti në Mbretërinë e Bashkuar me vlerë të përgjithshme prej 177.8 milionë euro, vitin e kaluar shënon rritje prej 24%, ndërsa në shtatë muajt e parë të vitit është realizuar eksport përafërsisht prej 100 milionë euro.
Në kuadër të Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar ka fond më të madh të investimeve të huaja direkte në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Gjatë takimit u dërguan urime për progresin e vendit tonë për eurointegrimet. Këto dy vende partnere të NATO-s, theksuan edhe rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit në sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit.
Në këtë pjesë, me rëndësi të veçantë është edhe bashkëpunimi i Drejtorive Doganore lidhur me parandalimin, hetimin dhe luftën kundër mashtrimeve doganore.
Ministri Besimi i dërgoi urime ambasadorit me rastin e emërimit të tij dhe i uroi punë të suksesshme dhe bashkëpunim të frytshëm në fushën e financave publike.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…