U shënua 50-vjetori i themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Me ftesë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (AShSh), drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës të RMV-së (AZGj), Ylber Sela qëndroi në Tiranë për të marrë pjesë në aktivitetet e shënimit të 50-vjetorit të Akademisë.

Aktivitetet filluan me vendosjen e buqetave me lule te bustet e akademikëve themelues, Aleks Buda dhe Eqrem Çabej.

Më pastaj, drejtori Sela ndoqi konferencën jubilare kushtuar 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave në sallën plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë shënimit të këtij 50-vjetori, drejtori Sela u prit edhe nga presidenti, Bajram Begaj, në mjediset e institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…