Ministri Nuredini takon Geoffrey Pyatt, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Burime Energjetike

Në margjinat e Konferencës Rajonale për Perspektivat e Energjisë së Pastër ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini zhvilloi takim pune me Geoffrey Pyatt, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Burime Energjetike në Departamentin e Shtetit të SHBA-së.

Në takim u diskutua për koordinimin e partneritetit strategjik për dekarbonizimin e Ballkanit Perëndimor dhe dekarbonizimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Theks i veçantë u vu në temat e sigurimit të burimeve alternative të energjisë në prag të stinës së dimrit, si dhe shumëllojshmërinë e tyre. Konkluzioni i përbashkët i Nuredinit dhe Pyatt ishte se në rrethana sfiduese duhet të rritet bashkëpunimi ndërkufitar mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në menaxhimin e krizës energjetike. 

Ndihmës Sekretari i Shtetit Pyatt konfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur dhe lehtësuar përpjekjet e RMV-së në trajtimin e krizës energjetike.  

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…