Ministri Bekteshi: Nëse masat e reja nuk ulin çmimin e produkteve, Qeveria do zbatojë mekanizma tjera

Nëse në rastin kur inputi i energjisë elektrike që është në formimin e çmimit përfundimtar nuk reflektohet edhe në ulje të çmimit të produkteve, atëherë ekzistojnë mekanizma të tjerë, si ngrirja e çmimeve ku përcaktohet se inputi me energjinë elektrike nuk llogaritet në çmimin final të produkteve, theksoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp.

Ai pret nesër dhe pasnesër në seancën e Kuvendit të miratohet Ligji për konsumatorët, përmes të cilit do të kontrollohet çmimi i produkteve.

“Në ligj janë disa masa që mund të veprojë Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe ne thamë se nuk do të lejojmë askënd të përfitojë në kohë krize”, shtoi ministri.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi shpjegoi se bëhet fjalë për rreth 200 kompani. Theksoi se do të ndihmohen këto kompani me qëllim që të ulet çmimi i produkteve ushqimore bazë dhe të mos rritet çmimi i ujit.

Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam një pako masash që sigurojnë furnizim të pandërprerë me energji elektrike dhe zbutin rritjen e çmimit të energjisë elektrike në bursat botërore, duke mundësuar kështu funksionimin stabil dhe të pandërprerë të institucioneve vitale edhe në kushte krize.

Siguruam energji elektrike më të lirë prej 80 euro për megavat orë për kompanitë që prodhojnë produktet ushqimore bazë të vajit ushqimor, bukës dhe produkteve të bukës, miellit, qumështit dhe produkteve të qumështit, industrisë së mishit.

Për të pasur furnizim të pandërprerë dhe të sigurt me energji elektrike, shkollat fillore dhe të mesme do të mund të lidhin marrëveshje për furnizim me energji elektrike dhe të furnizohen nga EMV shpërndarja, Shkup me çmim prej ❗️95 euro për megavat orë.

Siguruam gjithashtu mundësinë e furnizimit me energji elektrike nga EMV për ndërmarrjet publike në fushën e furnizimit me ujë dhe largimit të ujërave të zeza që punojnë me stacionet e pompimit dhe pastrimjt, të cilat do të sigurojnë funksionim të pandërprerë gjegjësisht furnizim stabil dhe të qëndrueshëm me ujë të qytetarëve si dhe largimi i ujërave të zeza me çmim ❗️95 euro për megavat orë.

Me qëllim të parandalimit të keqpërdorimeve dhe manipulimeve në ofrimin e shërbimit universal në tregun e energjisë elektrike, Qeveria ka marrë vendim me të cilin komunave edhe të Qytetit të Shkupit ua ndalon themelimin e ndërmarjes publike, shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar ose shoqërisë aksionare për kryerjen e veprimtarive me interes publik – ndriçimi publik.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=665359258289547&set=a.473516597473815
Related posts

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…

Ali Ahmeti priti ambasadorin europian Rokas: Bashkimi Europian është alternativa jonë e vetme 

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin e Bashkimit Europian z. Mihalis Rokas. …