Deputetët Ademi dhe Bilalli-Zendeli në konferencë rajonale në Budva

Sot dhe nesër (8 -9 nëntor) Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në përbërje: z. Arbër Ademi, kryetar, znj. Arta Bilalli Zendeli, zëvendëskryetare, znj. Lubica Spasova, zëvendësanëtare e Komisionit për Çështje Evropiane dhe znj. Cvetanka Ivanova, sekretare e përgjithshme e Kuvendit marrin pjesë në Konferencën Rajonale me temë: “Analiza e punës parlamentare në fushën e integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor”. Një konferencë po mbahet në Budva të Malit të Zi.

z. Ademi, mbajti fjalim në fillim të Konferencës në kuadër të temës kushtuar shkëmbimit të përvojave të komisioneve për çështje evropiane në rajon, gjatë së cilës iu referua punës së Komisionit për Çështje Evropiane, si kryetar i tij. Theksoi se Komisioni e ndjek procesin e BE-së në të gjitha aspektet, duke filluar nga ndjekja e harmonizimit të legjislacionit tonë me të drejtën e BE-së, përmbushja e obligimeve që dalin nga marrëveshjet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me BE-në për të cilat është kompetent Komisioni dhe janë në drejtim të kontrollimit parlamentar mbi punën e Qeverisë në këtë segment. Njëkohësisht, e theksoi rëndësinë e konsensusit politik për këto çështje ndërmjet pozitës dhe opozitës, si parakusht i rëndësishëm për realizimin e tyre. Në këtë kontekst, informon se po vazhdojnë bisedimet ndërmjet pozitës dhe opozitës për ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim të përfshirjes së qytetarëve bullgarë në preambulën e Kushtetutës, si kusht që është vendosur në kornizën tonë të negociatave.

znj. Ivanova, në cilësinë e sekretares së përgjithshme të Kuvendit, duke iu referuar organizimit të punës së Kuvendit, në lidhje me proceset eurointegruese, theksoi se Kuvendi është i përfshirë në procesin e skriningut me përfaqësuesit e tij në Bruksel dhe se është veçanërisht e rëndësishme të vazhdohet kjo praktikë edhe në fillimin e negociatave për kapitujt. Në këtë drejtim, e theksoi rëndësinë e mbështetjes kompetente dhe profesionale administrative të deputetëve në lidhje me çështjet e BE-së, pa të cilën nuk do të mund të zhvillohej procesi i aderimit të vendit në BE. Prandaj, e theksoi rëndësinë e projekteve të tilla, të cilat kanë për qëllim që ta forcojnë kapacitetin administrativ të Komisionit për Çështje Evropiane, Këshillit Nacional për Eurointegrime, Komisionit Juridik Ligjvënës, por edhe komisioneve të tjera dhe të Kuvendit në tërësi për procesin eurointegrues të vendit në tërësi. Ajo informoi se janë në vazhdim e sipër negociatat për formatin dhe me çfarë kompetence Kuvendi do t’i qaset procesit të negociatave.

Në këtë Konferencë Rajonale, e cila organizohet si pjesë e projektit dyvjeçar të Organizatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar-GIZ dhe i kushtohet promovimit të integrimit të BE-së në rajon, morën pjesë kryetarët dhe zëvendësit e komisioneve për çështje evropiane dhe sekretarët e përgjithshëm nga parlamentet e Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Serbisë dhe Kosovës, u shkëmbyen praktika dhe përvoja pozitive të komisioneve, duke theksuar rëndësinë e dimensionit parlamentar të këtij procesi të rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…