Po hetohet ndotja e Pelenicës

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka siguruar mjete financiare për realizimin e një hetimi të detajuar të lokacionit Pelenicë – Rupë, vendbanimi Draçevë, në bazë të informacioneve paraprake që tregojnë se kompania OHIS ka depozituar një sasi të caktuar të mbeturinave HCH në këtë lokacion në vitin 1976. Mbeturinat HCH paketoheshin në fuçi metalike dhe ato depozitoheshin në dy gropa të hapura në lokacionin e lartpërmendur.

Gropat ishin të veshura me mure betoni dhe të mbuluara me dhe. Studimi i detajuar do të përfshijë: gërmimin e sondave dhe grumbullimin dhe analizën e mostrave të mbeturinave/dheut; shpimin e puseve dhe marrja dhe analizimi i mostrave të mbeturinave/dheut; instalimin e puseve të monitorimit të ujërave nëntokësore dhe marrjen dhe analizimin e mostrave të ujërave nëntokësore.

Analiza e mostrave do të kryhet në Eurofins, një laborator i njohur në Holandë. Bazuar në rezultatet e marra, do të bëhet një vlerësim i shtrirjes dhe shkallës së ndotjes, do të propozohen opsionet për ripërtëritjen e lokaconit dhe do të vlerësohen kostot e opsioneve të propozuara për ripërtëritje.

Puna në terren pritet të përfundojë deri më 11 nëntor dhe raporti përfundimtar me të gjithë dokumentacionin dhe vlerësimet të dorëzohet deri në fund të vitit.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…