Nuredini: Krahas vendosjes së sistemit të menaxhimit të mbeturinave duhet të zhvillohen edhe shprehitë e përzgjedhjes 

Ministri Nuredini mori pjesë në punëtorinë vjetore të Shoqatës Maqedonase për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta (MaSWA) me temë: “Menaxhimi i qëndrueshëm i mbeturinave”, ku u diskutua për trendet botërore të menaxhimit të mbeturinave. 

Ministri Nuredini theksoi rëndësinë e zhvillimit të sistemit të përzgjedhjes së mbeturinave, rolin e përpunuesve kolektivë të mbeturinave në këtë proces, si dhe zhvillimin e objekteve të riciklimit që i shndërrojnë mbeturinat në përfitime.  

Gjatë vendosjes së sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave komunat do të ndihmohen për sigurimin e kontejnerëve për përzgjedhjen e mbeturinave, si dhe mekanizmin e nevojshëm, por krahas kësaj duhet të zhvillohen shprehitë dhe ndërgjegjësimi i popullatës për pëzgjedhjen e mbeturinave.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…