Publikohet thirrja për subvencionimin e racionit për student për vitin akademik 2022-2023

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se në www.mon.gov.mk është shpallur thirrje publike për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për student, që nënkupton marrjen e kompensimit mujor në të holla prej rreth 2400 denarë për 9 muaj të vitit.

Afati i aplikimit për studentët aktual është nga data 25 nëntor deri më 3 dhjetor 2022.

Aplikimi bëhet në formë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/, ndërsa mund të aplikojnë të gjithë studentët e rregullt të regjistruar në studime deridiplomike në universitetet shtetërore dhe private të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Aplikantët duhet të plotësojnë kushtet në vazhdim:

  – të mos jenë në marrëdhënie të rregullt pune;

  – të mos jenë të regjistruar si bujq individual dhe

  – të mos kenë të ardhura mujore në asnjë bazë më të madhe se paga neto minimale në vitin vijues. 

Gjatë parashtrimit të aplikimit, studentët duhet të bashkëngjisin edhe formularët e plotësuar dhe të nënshkruar Fletëparaqitje për marrjen e të drejtës së subvencionimit të racionit për student dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të shënuara në fletëparaqitje për marrjen e të drejtës së subvencionimit të racionit për student ndërsa gjithashtu bëjmë thirrje që të shikojnë dokumentin – Udhëzime për bashkangjitjen e llogarisë rrjedhëse gjatë aplikimit për subvncionimin e racionit për student.

MASH zyrtarisht do të sigurojë të gjitha provat e tjera për plotësimin e kushteve, ndërsa të cilat i disponon MPB, APRM, DAP, dhe shërbimet studentore të fakulteteve.

Pas përfundimit të afatit të aplikimit, çdo aplikant do të njoftohet nga Ministria e Arsimit për statusin e aplikimit në mënyrë elektronike. Këtë vit pagesa do të bëhet në mënyrë retroaktive për periudhën nga 15 shtatori.

MASH gjithashtu ofron mbështetje të drejtëpërdrejtë për aplikimin për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë përmes Sektorit për standardin e nxënësve dhe studentëve përmes kontaktit në vijim: subvencioniran.obrok@mon.gov.mk ose në zyrën në katin përdhes në ndërtesën e Ministrisë.

Mbështetja financiare në vlerë prej 120 denarë në ditë për çdo ditë pune në muaj përveç festave shtetërore, fetare dhe ditëve jo pune nuk është paraparë të paguhet në periudhën e pushimeve verore nga 1 korriku deri më 14 shtator.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…