Drejtori Avziu: Qeveria miratoi Vendimin për dhënien e statusit të investitorit strategjik për Ski-Qendrën “Kodra e Diellit” subjektit investues “TechnoAlpin”

Kam nderin t’ju informoj se Qeveria e RMV-së sot miratoi Vendimin për dhënien e statusit të investitorit strategjik për Ski-Qendrën “Kodra e Diellit” subjektit investues “TechnoAlpin”.

Jashtëzakonisht i lumtur që TechnoAlpin, si një lider botëror për prodhimin dhe instalimin e sistemeve të borës artificiale për vendskijime dhe si ekspert i mirënjohur në planifikimin dhe projektimin e terreneve dhe zonave të skijimit në resorte të ndryshme botërore, më në fund ka marrë statusin e investitorit strategjik me një plan ambicioz zhvillimi të Ski-Qendrës “Kodra e Diellit” për të modernizuar zonën aktuale të skijimit dhe për të optimizimuar infrastrukturën parësore të nevojshme për zhvillimin e Kodrës së Diellit.
Bëhet fjalë për investim total prej 186 milionë euro, që do të realizohet në 6 faza investimi, duke filluar nga viti 2023.
Në fazën e parë të investimit, që do të implementohet në periudhën 2023-2028 me një shumë investimi prej 55,117,000.00 euro, do të realizohet:

  • Investim në vendosjen e dy teleferikëve të rinj me 6/8 ulëse
  • Dy shtigje të reja skijimi
  • Instalim i sistemeve për borë artificiale
  • Adventure Park, kënd lojërash, hapësirë për rekreacion dhe relaksim
  • Parking i ri i asfaltuar me hapësirë për parkim të 600 veturave
  • Ndërtimin e rrugëve të reja qasëse
  • Ndërtimi i dy hoteleve të reja, të kategorisë me 4*
  • Investim në dy mjete të reja për rregullimin e shtigjeve të skijimit

Dikur ishte vetëm ide, ndërsa sot, të gjithë jemi dëshmitarë se po manifestohet dhe jetësohet një ndër nismat më me rëndësi për vite me radhë!

Me këtë dëshmohet se puna e viteve të fundit ka dhënë rezultate reale duke krijuar kushte reale për investitorët e huaj duke impaktuar drejtpërdrejtë në krijimin e një baze të fuqishme për rritje ekonomike, zhvillim të qëndrueshëm dhe garancë për vende të reja pune.

Kjo po që është epoka e zhvillimit të Kodrës së Diellit.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…