Aplikimi i Kosovës në BE/ Ahmeti: Do jemi mbështetje për Prishtinën dhe do ndajmë përvojën bashkë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka përgëzuar aplikimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Europian.

Anëtarësimi i plotë i gjithë vendeve të Ballkanit Perendimor në familjen e madhe europiane është interes gjeopolitik jo vetëm i joni, por edhe i mbarë Europës, ka theksuar më tej në urimin e tij, Ahmeti.

Përgëzoj autoritetet e Republikës së Kosovës për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe ju dëshiroj shumë suksese në këtë rrugëtim.

Anëtarësimi i plotë i gjithë vendeve të Ballkanit Perendimor në familjen e madhe europiane është interes gjeopolitik jo vetëm i joni, por edhe i mbarë Europës.

Shkupi do të jetë mbështetje për Prishtinën në këtë rrugëtim duke ndarë përvojën bashkë.

Shfrytëzoj këtë rast, që të bëj thirrje ndaj të gjitha vendeve anëtare përfshirë dhe ato që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta bëjnë atë dhe të mbështesin aplikimin e saj në 🇪🇺.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=693004275527031&set=a.465898708237590
Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…