Bekteshi: Pavarësisht krizës energjetike, të përkushtuar ndaj reformave në sektorin energjetik drejt një tranzicioni të gjelbër

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot mori pjesë në Takimin e 20-të Ministror të Komunitetit të Energjisë në Vjenë.

Takimi u kryesua nga Jaroslav Demçenkov, zëvendësministër i Energjisë së Ukrainës si vend që kryeson Komunitetin e Energjisë, dhe Herman Galushçenko, Ministër i Energjisë së Ukrainës nëpërmjet lidhjes online, dhe Kadri Simson, Komisionere Evropiane për Energjinë e Bashkimit Evropian.

Në takim u diskutuan disa tema të energjetikës, të cilat mbulohen nga Marrëveshja për Themelimin e Komunitetit të Energjisë.

Fokusi kryesor i bisedës mes ministrave të energjisë ishte kriza energjetike, lufta në Ukrainë, siguria e furnizimit me energji, legjislacioni i ri në sektorin energjetik, si dhe arritja e synimeve klimatike.

Në takimin ministror u miratuan ndryshimet në Paketën e Energjisë së Pastër, të cilat përmbajnë objektivat e secilit shtet në përputhje me planet e tyre kombëtare.

Është miratuar edhe raporti vjetor për zbatimin, ku është shënuar progresi i Maqedonisë së Veriut në reformat në sektorin energjetik.

Në takim, ministri Bekteshi informoi se përkundër krizës energjetike, Qeveria është duke punuar në mënyrë aktive paralelisht në kalimin e energjisë në energjinë e gjelbër, gjegjësisht në përdorimin e diellit, erës dhe ujit për të ndryshuar gradualisht prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri në prodhimi i energjisë elektrike nga burime të rinovueshme.

Ministri theksoi se një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë dhe prioritetet e Qeverisë janë sigurimi i furnizimit të besueshëm me energji, rritja ekonomike dhe ecja drejt ekonomisë së gjelbër.

Në fjalën e tij, ministri Bekteshi i dha mbështetje të plotë Ukrainës, e cila është vend anëtar i Komunitetit të Energjisë.

“Maqedonia e Veriut i ka mbështetur plotësisht sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë dhe do të mbështesë të gjitha sanksionet që do të ndërmerren në të ardhmen. Ne si shtet i japim mbështetje të plotë Ukrainës, si ushtarakisht ashtu edhe financiarisht”, tha ministri Bekteshi.

Shqipëria u zgjodh si vendi i radhës që do të kryesojë Komunitetin e Energjisë në vitin 2023.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…